Pacolli i kthehet lobimit, thotë se do ta sigurojë Notën Verbale nga Uganda


23/01/2016

Pavarësisht kësaj, Pacolli gjatë vizitës në këtë shtet, ka thënë se Uganda do ta përkrahë Kosovën në integrime ndërkombëtare.

 Mbrëmë udhëtova për në Uganda. Arrita në orët e hershme në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, dhe menjëherë udhëtova për në vendin e takimit me Presidentin Moseveni, disa qindra km nga Kampalla.

Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.

Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë. Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart