ODK: Institucionet e Kosovës i pret një sfidë e madhe për "Trepçën"


08/10/2016

“Institucionet e vendit dhe menaxhmenti i “Trepçës” gjenden para një sfide të madhe në realizimin e përcaktimeve të ligjit që synon zhvillim të qëndrueshëm të kompanisë, krijon kushte për investime, rritje të aseteve dhe zhvillim të mëtejmë teknik e teknologjik”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se pas aprovimit të ligjit në Parlamentin e Kosovës, i cili është parakusht për zhvillimin e mëtejmë të kësaj kompanie, janë krijuar kushte ligjore për funksionimin normal të tij.

“Konsideroj se aprovimi i ligjit është në interes të vendit, është në interes të të gjithëve, në interes së zhvillimit ekonomik të vendit, është në interes të komuniteteve dhe të komunitetit në përgjithësi, jo vetëm në vendet ku do të operojë “Trepça””, tha kryetari Gërxhalu.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart