Nuk kaluan ndryshimet në Parlament në ligjet për PSP-në dhe dëshmitarët e mbrojtur


04/10/2016

Paraprakisht, shumica parlamentare e prirë nga VMRO-DPMNE-ja votouan edhe kundër ndryshimeve në ligjin për PSP-në.

Petre Shilegov nga LSDM-ja opozitare, duke i arsyetuar ndryshimet e propozuara, tha se ato janë në favor edhe të Nikolla Gruevskit, ngase kështu ai do të mund të provojë se “nuk ka marrë provizion nga kinezët, nuk i ka porositur përgjimet dhe nuk qëndron prapa organizimit të rrahjes në qendër të komunës…”.

“VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron që të mësohet se kush e ka kryer përgjimin e paligjshëm në Maqedoni”, deklaroi Shilegovi, nga foltorja e Parlamentit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart