Ngjarja më tragjike e Vitit të Ri: Burri nga Gjilani vret gruan aksidentalisht përderisa po festonte me armë zjarri - Gazeta Express

Ngjarja më tragjike e Vitit të Ri: Burri nga Gjilani vret gruan aksidentalisht përderisa po festonte me armë zjarri

01/01/2019 8:08

Ismet Hashani nga zyra për informin në policinë e Gjilanit, tha se viktima është 62-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur në fshatin Selvishtë afër Zhegrës, në komunën e Gjilanit.

“Është e vërtetë, ngjarja ka ndodhë mbrëmë, saktësisht në 00:30, në emergjencë është është sjellë një gru pa shenja jete. Hetimet e para thonë se burri i saj aksidentalisht ka shkrep me armë të gjuetisë në drejtim të saj. Gruaja ka ndërruar jetë”, tha Hashani sot për Gazetën Express.

Burri është ndaluar për 48 orë në Polici, ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion.

Rasti po cilësohet si “Vrasje nga pakujdesia”.

Detaje shtesë nga komunikata e Policisë lidhur me këtë rast:

Më 01 janar 2019 rreth orës 00:30, Policia e Kosovēs , Njësitet e hetimeve rajonale, në Gjilan janë njoftuar  se një person i gjinisë femër ishte sjellë në Qendrën Spitalore Emergjenca në Gjilan pa shenja jete, si pasoj e goditjes nga arma e zjartit. Me të pranuar informatën , është njoftuar prokurori i shtetit dhe së bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin  Selishtë komuna Gjilan. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës  J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine [email protected],model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J. (1956). E njëjta si pasoj e plagëve te marra nga arma e zjarrit rrugës për në spital kishte ndërruar jetë dhe mjekët kujdestar kishin konstatuar vdekjen e saj. Lidhur më këtë rast me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policor, me urdhër te prokurorit është ndaluar për 48 orë.  Rasti është nën hetime

Raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në vendin tonë. Për vetëdijësimin e qytetarëve policia ka lansuar kampanjën “Festo me zemër e jo me armë”./Gazeta Express