Zbuloni sa paguajnë shqiptarët për fëmijët në kopshte e çerdhe...në krahasim me rajonin!

Një prind shqiptar që ka fëmijën në një çerdhe apo kopsht privat, paguan mesatarisht në muaj 119.31 euro (15,911,83 lek).

GazetaExpress

E krahasuar me rajonin, Shqipëria ka tarifat më të ulëta, por duket një zë i rëndësishëm në shpenzime, duke marrë në konsideratë se sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas grup-profesioneve dhe gjinisë, në fund të vitit 2016 ishte 45,845 lekë, rreth 334 euro bruto dhe 290 euro neto.

Shqiptarët, për arsye sociale e ekonomike, mundet që të privojnë shpenzime të ndryshme, por kur vjen puna te fëmija, janë shpesh të pakursyer.

Sipas statistikave të ndryshme, një ndër shpenzimet më të mëdha që shqiptarët kryejnë për fëmijët e tyre është arsimi. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2015 zëri i shpenzimeve të edukimit arriti në 10.6 milionë dollarë. Në vitin 2013, ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë.

Por, ajo që i paraprinë edukimit, është përkujdesja. Duke qenë se një pjesë e madhe e grave pasi bëhen nëna, do t’u duhet të rikthehen në punë, familjet planifikojnë alternativën e çerdheve si formë përkujdesjeje (vitet e fundit edhe përkujdesja përmes dadove është rritur).

Megjithatë, në zgjedhjen kryesore atë të çerdheve, një pjesë e mirë e prindërve shqiptarë zgjedhin ato çerdhe e kopshte private, duke u nisur nga numri më i pakët i fëmijëve për grup, numri i edukatorëve më i lartë, kushte më të mira infrastrukturore, si dhe fleksibiliteti i orarit dhe si shërbimit të transportit.

Sipas Numbeo.com, në një krahasim rajonal, Shqipëria ka tarifat më të lira në Ballkan për kopshtet private. Mesatarisht, një prind shqiptar që ka fëmijën në një çerdhe apo kopsht privat, paguan në muaj 119.31 euro. Ata që paguajnë më shumë këtë shërbim duket se janë prindërit serb. Që fëmija i tyre që marrë një përkujdesje në një kopsht privat, ata paguajnë mesatarisht në muaj 231.34 euro. Ndjek sipas shtrenjtësisë, Maqedonia me 168.32 euro/muaj, Mali i zi, me 130 euro/muaj, më pas Bosnja dhe Hercegovina me 127.12 euro/muaj. /Monitor

Të tjera

Lajmet e fundit