Zbulohet një rast me fruth në fabrikën në Durrës, vaksinohen 400 punëtorët e tjerë

Pas çdo rasti të ri që identifikohet me fruth personat që kanë patur kontakt të afërt me të infektuarin do t’i nënshtrohen vaksinimit kolektiv.

GazetaExpress

Fushata drejtohet nga Instituti i Shëndetit Publik dhe në dy muajt e fundit janë vaksinuar mbi 13 mijë persona jashtë kalendarit vaksinal.

BalkanWeb bën me dije se rasti më i fundit me fruth është zbuluar në Durrës, në një fabrikë me 400 punëtorë të cilët i janë nështruar vaksinimit.

Në harkun kohor të dy muajve të fundit epidemia e fruthit ka prekur mbi 200 persona, 80% e tyre me moshë nën 2 vjeç, ndërsa  i ka marrë  jetën dy foshnjave 4 dhe 7 muajshe.

Të tjera

Lajmet e fundit