Kthehu lart

Zbardhet skema, si trafikoheshin shqiptarët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë

Zbardhet skema, si trafikoheshin shqiptarët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë GazetaExpress

Policia e Shtetit zbardh skemën sesi bëhej kontrabandimi i njerëzve nga Shqipëria në drejtim të SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Kjo skemë lidhet me operacionin e ndodhur dy ditë më parë ku u arrestuan 39 persona, si pjesë e katër grupeve kriminale që trafikonin njerëz.

Në skemë tregohet se fillimisht njerëzit dërgoheshin në Itali, Mali i Zi ose Kosovë, për t’i kaluar më pas në një destinacion të dytë në Francë, Bullgari, Gjermani ose Belgjikë.

Distinacioni i tretë ishin vendet e Amerikës Latine ose Amerika Qendrore, për të mbërritur në atë final./Gazeta Express

    Data: 19 Mars 2018 14:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera