Kthehu lart

Zbardhen detajet e takimit të Lu me Xhafën, ambasadori: Hetim të plotë për Tahirin

Zbardhen detajet e takimit të Lu me Xhafën, ambasadori: Hetim të plotë për Tahirin GazetaExpress

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë detaje në lidhje me takimin qe ka pasur sot në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj.

Pas takimit qe zgjati rreth një orë e 30 minuta, Lu bën një deklaratë të fortë. I pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit, Lu komentoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Ambasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

    Data: 12 Janar 2018 14:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera