Kthehu lart

Vrau bashkëkombësin, zbulohet pas 6 vitesh vrasja e shqiptarit në Greqi

Vrau bashkëkombësin, zbulohet pas 6 vitesh vrasja e shqiptarit në Greqi GazetaExpress

Vrasja e një 29-vjeçari shqiptar në Greqi është zbuluar pas 6 vitesh.

Policia e Atikës ka njoftuar se ka vënë në pranga Dhimitët Meçin, i njohur ndryshe edhe si ‘Dhimos’, për të cilin besohet se është një vrasës që ka pasur bashkëpunim me mafien greke prej disa kohësh.

Bashkë me shqiptarin, në pranga është vënë edhe një grek i moshës 28-vjeç, pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në vrasje.

Shqiptari ka qenë i akuzuar edhe më parë për disa akuza të rëndë, për vrasje, dy tentativa vrasje, përfshirjen në organizatë kriminale, zhvatje, vjedhje, dhe armëmbajtje pa leje, por vetëm ditën e sotme është vënë në pranga.

29-vjeçari shqiptar humbi jetën mëngjesin e 21 Shtatorit të 2012 në Peristeri të Athinës, pasi u qëllua me armë zjarri.

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 17:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera