Kthehu lart

Voltana Ademi përplaset sërish me prefektin: Shpallni emergjencën, situata po përkeqësohet

Voltana Ademi përplaset sërish me prefektin: Shpallni emergjencën, situata po përkeqësohet GazetaExpress

Kryebashkiakja e Shkodrës mesa duket nuk ka ndërmend që të zmbrapset nga kërkesa e saj për të shpallur gjëndjen e emergjencës për njësitë e Anës së Malit e Djaçit, të prekura këto ditë nga përmbytjet.

Ditën e djeshme prefekti i qytetit Çesk Millja e rrëzoi kërkesën e Ademit për shpalljen e gjëndjes së emergjëncës në zonat në fjalë, por këtë të mërkurë, kryebashkiakja i është drejtuar me një kërkesë zyrtare.

Përpos rrezikimit të jetës dhe gjësë së gjallë, sidomos në zonën e Obotit, mbetet ende mister arsyeja e vërtetë që qëndron pas vërshimit të ujit. Reshjet e ditëve të fundit kanë qenë mjaft intensive, por sipas banorëve të zonës, shkaku i vërtetë i përmbytjeve kanë qenë hapjet e portave të HEC-eve që kanë shkaktuar vërshimin e tokës dhe rrezikimin e jetës së tyre. Vetë banorët shprehen se është hera e katërt brenda një periudhe një vjeçare, që ata përballen me përmbytjet./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 12:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera