Kthehu lart

Vdes tragjikisht 12-vjeçari në Liqenin e Kasharit, shpëton motra

Vdes tragjikisht 12-vjeçari në Liqenin e Kasharit, shpëton motra GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 14:39

Një 12-vjeçar ka gjetur tragjikisht vdekjen pasi ka rënë në ujin e ngrirë të liqenit të Kasharit, në Mëzes.

Sipas policisë, 12-vjeçari ka qenë duke luajtur bashkë me një motrën e tij 15 vjeçare rreth orës 14:15.  Fatmirësisht vajza është nxjerrë nga liqeni, ndërsa 12 vjeçari gjeti vdekjen.

Priten shërbimet e polumbarëve për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave por paraprakisht dyshohet që fëmijët të kenë qenë duke luajtur në liqen, mbi akullin që është krijuar në ujë. 

Dicka ka shkuar keq, akulli është thyer dhe fëmijët kanë përfunduar në ujin e acartë të liqenit. /Gazeta Express/ 

    Data: 11 Janar 2017 14:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera