Vasili: FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkatërron dhe kriminalizon ekonominë

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet qëndrimin e FMN në Shqipëri, ku një ditë më parë i kërkoi qeverisë që të ndalë koncesionet.

GazetaExpress

Ka qenë kreu i grupit të deputetëve të LSI0së, Petrit Vasili, i cili përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’ thotë se kryeministri Edi Rama me koncesionet e tij po shkatërron dhe kriminalizon ekonominë.

Vasili shkon edhe me tej, kur thotë se koncesionet janë tipike si skemat piramidale të vitit 1997, ku shqiptarët humbën miliona lekë.

Po ashtu, kreu i grupit të LSI-së, ka folur edhe për bllokimin e nismës së kësaj parti, e cila gjendet prej dy vjetësh në Kuvend dhe nuk merret në shqyrtim.

Reagimi i Vasilit:

FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkaterron dhe kriminalizon ekonomine.

Kryeministri me koncesionet po e zhyt vendin ne nje gremine ekonomike shume te rrezikshme dhe me pasoja shkaterrimtare.

Riciklimi i parave te pista,krijimi i nje borxhi te tmerrshem me pasoja afat gjata,asfiksimi i ekonomise dhe mbreterimi i klientelizmit kriminal keto jane e ardhmja e zeze qe e pret ekonomine e vendit.

Kryeministri eshte ideatori dhe frymezuesi i koncesioneve si PIRAMIDA te verteta kriminale financiare.

Hetimi me cdo mjet dhe forme i veprimtarise kriminale ne ekonomi te kryeministrit duhet te jete objektivi me i rendesishem i prokurorise dhe i partnereve nderkombetare,pasi FMN ka vene gishtin mbi plage.

Bllokimi kriminal prej me shume se dy vjetesh ne parlament i ligjit te propozuar ngs LSI per koncesionet eshte deshmi evidente e interesave te erreta dhe okulte te qeverise per koncesionet.

FMN foli shume qarte ajo thote:

1.Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm.ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”,

Sipas shefit të FMN në Tiranë.

“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti:Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.

“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët.

Se treti:“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”

/GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit