Kthehu lart

Universiteti Kristal, Kikia: Meti i vërtetë në Ministrinë e Arsimit

Universiteti Kristal, Kikia: Meti i vërtetë në Ministrinë e Arsimit GazetaExpress

Gazetar Mentor Kikia i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj universiteteve private. 

Ai deklaron se falë universiteteve private ra edhe cilësia në universitetet publike, duke shtuar se Meti i vërtetë ishte në Ministrinë e Arsimit.

Kikia: Refuzoj t'i quaj universitete sepse nuk janë universitete. U investua një pjesë e tyre nga persona pa asnjë lidhje me botën akademike. U joshën pedagogët e Universitetit të Tiranës për të punuar në këto universitete. Pedagogët filluan të varin xhaketën në auditorin e publikut dhe shkuan te privati ku merrnin dyfishin e rrogës. Shumë shpejta cilësia ra në universitetin publik. Bashkë me përhapjen e këtyre licencave u shtuan....

Unë nuk mund të pranoj si lajm të madh arrestimin e një pronari të një universiteti kur ky pronar është denoncuar në Ministrinë e Arsimit ish-rektori i Universitetit që i është kërkuar të regjistronte studentë direkt në vitin e tretë. Ministri në vend që të merrte masa e dekonspiroi dhe ky pedagog u kërcënua dhe u detyrua të çonte familjen e tij jashtë shtetit.

Ka qenë Meti në Ministrinë e Arsimit që ka çuar në shkatërrimin e universitetit.

    Data: 07 Mars 2018 22:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera