Kthehu lart

U mbyt në rezervuarin e akullt të Fierit, polumbarët gjejnë pas 6 orësh trupin e 40 vjeçarit

U mbyt në rezervuarin e akullt të Fierit, polumbarët gjejnë pas 6 orësh trupin e 40 vjeçarit GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 19:58

Polumbarët kanë arritur më në fund, pas 6 orë kërkimeesh të nxjerrin trupin e pajetë të 40 vjeçarit që humbi jetën sot në një rezervuar në Petovë të Fierit.

Trupi i viktimës Hajredin Xhelo, është arritur të gjendet nga polumbarët, gjë e cila u është dashur 6 orë.

40 vjeçari humbi jetën sot, pasi tentoi të ecte mbi sipërfaqen e akullt të rezervuarit. Ngjarja u shënua rreth orës 13.20, kur Hajredin Xhelo, një bari i zonës, ka qenë duke ecur nga kureshtja mbi shtresën e akullit të krijuar në rezervuarin e fshatit.

Papritur, akulli është çarë dhe ai ka rënë në ujë duke humbur jetën. Trupi i 40 vjeçarit, baba i dy fëmijëve, ka dashur ndihmën e polumbarëve për ta nxjerrë nga thellësitë e rezervuarit.

Ngrirja e rezervuarit në këtë zonë cilësohet një fenomen i rrallë, çka ka tërhequr vëmendjen e banorëve, mes tyre edhe të viktimës.

    Të tjera