Kthehu lart

Turizmi në zonat e mbrojtura, rriten të ardhurat në Syrin e Kaltër

Turizmi në zonat e mbrojtura, rriten të ardhurat në Syrin e Kaltër GazetaExpress

Rriten të ardhurat nga turizmi në zonat e mbrojtura .

Vetëm për 2017 –ën  të ardhurat nga  turistët ditor  në Syrin e kaltër  kapën verën prej 6 milion  lekësh të reja  nga 700 mijë lekë  në 2016.  Por edhe pse  ka pasur një angazhim nga ana e qeverisë  për ti kthyer Parqet natyrore kombëtare në një rrugë të efektshme për të krijuar të ardhura të mira ekonomike ende ngelet shumë punë për tu bërë. Kreu i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej deklaron për televizionin SCAN se ende ka zona ku kërkohet ndërhyrje, siç është Lura.

“Direkt që na shkon në mendje përnjëherësh është Lura. Lura është zona tipike e dëmtuar në Shqipëri, por nuk është se është dëmtuar njëherë. Lura është prerë, është djegur, është prerë dhe është djegur prapë, domethënë pas dy-tre djegieve aty nuk kanë lënë mundësinë që të fillojë një filiz I ri, sepse kanë sezone që janë prerë por pylli fillon e bën aktivitetin e tij natyror dhe ripyllëzohet vetë po ta ruash. Lura ka këtë fatkeqësi që ka një shkatërrim që nuk po e lë të rigjenerohet pylli.”

Lidhur me debatet më të fundit mbi  demet që shkaktojnë ndërtimet në afërsi të  zonave të  mbrojtura  sikurse edhe ai i HEC-IT në Osum, Dedej u përgjigj

“I shohim HEC-et si një mundësi ekonomike, kjo është normale, po ti shohim ato edhe në raport me zhvillime ekonomike të tjera dhe në rastin e HEC-it afër kamionit të Osumit është në raport, pra HEC-I me një aktivitet turistik që tashmë ka marrë hov dhe ku janë punësuar shumë njerëz dhe ku ka një dëshirë dhe vullnet për të vazhduar në atë rrugë dhe kjo mund të ishte me të vërtetë një arsye e mjaftueshme për shumë njerëz që duan këtë vend që thonë: Më mirë zhvillojmë turizmin se sat ë vazhdojmë të kemi HEC-e të tilla të cilat përfitimi i tyre nuk është shumë i madh për të gjithë.”

Në kuadër të angazhimeve për integrimin në  Bashkimit Europian, standardi kërkon që 20% e vendit duhet të jetë zonë e mbrojtur, ne aktualisht kemi  ne kemi 15 parqet kombëtare  qe mbulojnë vetëm 16% të territorit me 460 mijë hektarë.

    Data: 21 Shkurt 2018 07:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera