Kthehu lart

Thirrja e fortë e pedagogut për 7 marsin: Mos pranoni sytjena, mbathje e....

Thirrja e fortë e pedagogut për 7 marsin: Mos pranoni sytjena, mbathje e.... GazetaExpress

Kjo e mërkurë shënon ditën e mësuesit, e teksa për të gjithë është një festë e gëzueshme, duket se për pedagogun Artan Fuga është një moment që të kujton nevojën për të bërë apel.

Apeli i shkon mësuesve. Fuga shkruan në rrjetin social se është normale që një mësues të pranojë nga nxënësi i tij një tufe me lule, një libër apo diçka simbolike, por situata është krejt ndryshe dhe pranë asaj që quhet absurditet, në momentin kur mësuesi pranon dhurata. Ka një sërë arsyesh se përse kty fenomen duhet luftuar, teksa një kritikë i shkon drejtpërdrejt edhe Ministrisë “së pandershme” të Arsimit.

Postimi i Artan Fuges 

7 marsi, dita e mesuesve te perkushtuar, jo dite takse ndaj nxenesve dhe familjeve te tyre

Neser eshte 7 marsi.

E kam merak ta perseris cdo vit.

 Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik.

Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 09:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera