Kthehu lart

Telenovela dhe pushime! Shqiptarët po ikin në mënyrë masive drejt...

Telenovela dhe pushime! Shqiptarët po ikin në mënyrë masive drejt... GazetaExpress

Shqipëria në vitin 2017 u “zbulua” nga shumë të huaj që erdhën për turizmin e detit e rërës, kulturor, malor e deri të aventurës.

Por, vetë shqiptarët nuk i ndahen Turqisë. Të dhënat e Tirana International Airport tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me charter drejt Antalias dhe kthim ishte rreth 63 mijë persona në vitin 2017, me një rritje të fortë prej 53% në krahasim me një vit më parë.

Në gati dy vjet, shqiptarët që preferojnë të shkojnë me pushime në Turqi pothuajse janë dyfishuar. Në 2015-n, numri i pasagjerëve që udhëtuan me charter ishte rreth 35 mijë. Ai shënoi rritje me 18% një vit më pas, në 2016-n, edhe pse Turqia u përfshi në një valë terrorizmi, që largoi pushuesit e huaj, por jo ata shqiptarë, që u joshën nga tarifat më të ulëta. Ndërsa në 2017-n, kur situata u qetësua, rritja ishte edhe më e lartë.
Antalia mbetet një nga destinacionet e preferuara të familjeve shqiptare, për shkak të larmishmërisë së zgjedhjeve, raportit mes cilësisë dhe çmimit dhe lehtësisë së transportit përmes charter-ave.

Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht nga 7 në 10 net. Duke llogaritur një mesatare minimale prej 300-400 euro për person, që kushton një paketë (shumë familje shkojnë me fëmijë që paguajnë më pak ose falas), shpenzimet e shqiptarëve në plazhin e Turqisë vitin e kaluar llogariten të paktën 10-12 milionë euro.

Sipas të dhënave të TIA-s, gjatë vitit 2017 kanë fluturuar me charter nga Aeroporti i Rinasit dhe anasjelltas 179 mijë persona, me një rritje prej 8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Destinacioni kryesor ishte Antalia, me 35% të totalit të pasagjerëve.
Në vend të dytë është Polonia (me Varshavën dhe Katovicën), me 54 mijë pasagjerë në total, ose 30% të totalit, që janë udhëtimet e kthimit të turistëve polakë, të cilët vitin e kaluar “pushtuan” bregdetin shqiptar, pasi rezervuan paketa “all inclusive” në disa hotele.
Më pak renditen Londra, Kievi dhe Praga, vende nga të cilat u shënua rritje e numrit të turistëve në 2017-n.

    Data: 07 Mars 2018 07:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera