Kthehu lart

Teatri i ri me 4 kulla, arkitektët: Humbim një vlerë historike

Teatri i ri me 4 kulla, arkitektët: Humbim një vlerë historike GazetaExpress

“Do të shembet sepse ai nuk bën as për teatër komune dhe jo për një teatër kombëtar”, është shprehur Rama.

I projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur në botë, danezi Bjarke Ingels, teatri i ri kombëtar do të ketë hapësira tre herë më të mëdha se teatri aktual.

Ndërtesa moderne parashikon katër salla shfaqjesh nga një që është aktualisht si dhe kushte shumë më të mira për artistët. Por ky projekt vjen me një kosto.

“Me këtë nismë ne humbasim një vlerë historike të Tiranës”, thotë Ledian Bregasi, kryetar i unionit të Arkitektëve.

Teatri i ri do të ndërtohet me koncesion nga një kompani private. Por bashkë me ndërtesën e teatrit, që do i shërbejë, publike privati do të ngrejë edhe 4 kulla për përfitimin e tij, pikërisht në qendrën historike të Tiranës.

“Është e pavendë të komentojmë për projektin. ai projekt është modern dhe mund të rrinte shumë mirë në çdo vend të botës, por jo aty. Tirana ka shumë zona që mund të zhvillohej, fjala vjen Bulevardin e Ri”, vijon Bregasi.

Argumenti kryesor i qeverisë është se nuk ka para ta ndërtojë teatrin vetë, ndaj ka zgjedhur këtë skemë. Por a është kjo zgjidhja e vetme për të patur një teatër më funksional dhe më të denjë?

“Ka disa zgjidhje. Ai mund të bëhej edhe thjesht duke rindërtuar teatrin ekzistues ose duke bërë ndërhyrje për ta bërë atë më funksional dhe më të mirë”, shprehet kreu i shoqatës së Arkitektëve.

Projekti i teatrit të ri ka shkaktuar shumë debate edhe mes vetë artistëve. Të gjithë bien dakord se Shqipëria ka nevojë për një teatër më të mirë. Por jo të gjithë janë dakord me zgjidhjen e qeverisë. /TCH/

    Data: 13 Mars 2018 15:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera