Të punosh 30 vite dhe të mos marrësh atë që të takon... historia e punonjësve në Vlorë

Emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e 8 ish punonjës të fabrikës së kripës ne Vlorë të cilët prej 6 vitesh përplasen nëper zyrat shtetërore pa marre atë që iu takon me ligj.

GazetaExpress

Gjithçka filloi në  tetor të vitit  2011 kur fabrika e kripës në Vlorë u dha me koncension. Këto 8 punonjës e panë veten të flakur në rrugë pas 30 vitesh pune. Por  ky ishte moment që ndjenë ‘dorën e ngrohtë’ të shtetit  i cili mesatarisht për çdo punonjës akordoi rreth 6 milionë lekë te vjetra. Për këtë çështje u shpreh edhe gjykata me  një vendim të formës së prere ku shprehet se 8 punonjësit duhet ta merrnin këtë shume.

Por ka 6 vite që Ministria e Ekonomisë i ka dhënë vetëm gjysmën e shumës dhe gjysmen tjetër nuk dihet se kur do ta marrin. Punuan një jetë dhe vetë shteti nuk i jep atë që I takon me te drejte. 

Por ashtu si thuhet  leku duhet për ‘ditën e hallit”.

BOOM shkoi në shtëpine e zonjës Sheqere Çercizi e cila ka përfituar shumën 7 .5 milion lekë, por ka marrë vetëm gjysmën e kësaj shume dhe  tani që ajo vuan nga nje ‘koleksion’ sëmundjesh dhe i duhet të kryeje një ndërhyrje kirurgjikale është zhytur në borxhe.

Kryetari  i Zyres Përmbarimore në Vlorë 

Kemi kontaktuar me Kryetarin e Zyrës përmbarimore në Vlorë i cili shpjegoi se pjesa më e madhe e ndërmarrjes së Kripës është dhënë me koncension, ndërsa një pjesë e vogel ka mbetur shtet.

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore-  Përmbarimi kalon në dy faza ekzekutimi, vullnetar dhe të detyrueshëm. I detyrueshmi nënkupton që ne bëjmë sekuestro të pasurive të luajtshme dhe të pa luajtshme që janë në emër të debitorit.

Gazetarja- Po.

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore- Janë bërë sekuestrot, të gjitha llogaritë bankare janë zero.

Gazetarja-  Shuma është qesharake mund të themi 20 milion lekë 8 veta që po presin.

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore- Ministria ka bërë disa shlyerje të detyrimeve, nuk është se…

Gazetarja-  Gjysmat.

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore- Nuk e di deri ku, po janë në pritje të miratimit të fondit tjetër. Kjo juridikisht ka një boshllëk ligjor, pasi debitor është ‘Sha Kripa’ dhe ka aksione private dhe shtet njëkohësisht, por shlyerjet që na janë bërë ne së fundmi na janë bërë nga Ministria e Ekonomisë.

Përmbaruesja- Duhet të shpjegojmë edhe procedurat.

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore- Nga ana proceduriale, nga ana jonë mund ta konsumoni edhe me një jurist nëse doni është e gjitha në rregull.

Gazetarja- Ku çalon puna?

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore- Vetëm te çelja e fondit nga Ministria.

Gazetarja- Nuk mund të bëni ekzekutimin e ndonjë aseti?

Kryetari  i Zyrës Përmbarimore- Janë vënë sekuestro disa mjeteve të kripës. Kemi vajtur fizikisht i kemi konstatuar dhe këto mjete kanë qenë jashtë funksionit, të kalbura, të prishura as për skrap nuk bënin.

Përmbaruesja-Përgjigjia e fundit nga ‘Kripa’ ka qenë,  se ne si shoqëri nuk gjenerojmë të ardhura, si pasojë e kemi të pa mundur ne si debitor direkt të bëjmë shlyerjen e detyrimeve.

Drejtori i ‘Sha Kripa’

Gazetarja- Jam këtu për problemin që kanë 8 punonjësit. Doja të dija është Ministria e Ekonomisë përgjegjëse për lëvrimin e këtij fondi?

Drejtori ‘Sha Kripa’- Si të ta shpjegoj, ka një hantikap. ‘Sha Kripa’ ka dy sektor, ka sektorin e prodhimit që prodhon kripë dhe sektorin e ish-repartit ku ripërpunohej kripa. Tani sektori i prodhimit është dhënë me koncension për 35 vjet dhe ne na kanë lënë  vetëm ish-repartin e jodizimit, me idenë që t’i japim këto asetet e mbetura me qira dhe nga qiraja e përfituar të likujdojmë debitë. Çuditërisht Ministria me lidhjen e këtij koncencioni, vetëm koncensioni derdh për llogari të Ministrisë 17 milion lekë të reja, 170 milionë në vit dhe ne nuk përfitojmë asgjë nga këto bonuse. Kemi rënë dakort që zotërinjtë të likujdoheshin me këste dhe janë likujduar pjesërisht.

Gazetarja-Ndonjë zgjidhje si mund ta gjejme?

Drejtori ‘Sha Kripa’- Çuditërisht këto duhet të ishin likujduar në 2014. Nuk u likujduan atëhere, tani unë shpresoj që të likujdohen. Unë hera e fundit që kam bërë me dije Ministrinë për debitë ka qenë para 10 ditësh. Sa here që ato më kërkojnë debitë unë vazhdoj i dërgoj pasqyrat.Se çfarë do bëjë Ministria  nuk e di.

Gazetarja- Të njohësh një borxh është një gjë dhe ta shlyesh është një gjë tjetër. Ia njeh gjithë jetën por nuk ia jep asnjëherë lekët.

Drejtori ‘Sha Kripa’-E di pra, dashur  padashur koha ka ikur dhe pak si pa kuptuar.

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë

BOOM shkoi tek Ministria e Ekonomisë për të marrë nje informacion  me specifik. Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë tha se nuk e kemi ne pergjegjesine  për ti likujduar e ka Kripa sha.

Gazetarja- Kam qenë në Vlorë dhe kam takuar 7 punonjës të fabrikës së kripës  të cilët duhet të marrin mesatarisht nga 7 milion lekë, por nga viti 2012 dhe deri tani kanë marrë vetëm gjysmat. Doja të dija pse nuk e marrin pjesën tjetër të lekëve?

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë-I kemi kthyer një përgjigje zyrtare dje. Për ta ditur ti detyrimi është i shoqërisë ‘Kripa’ nuk është i Ministrisë. Detyrimin Përmbarimi dhe Gjykata ia ka dhënë shoqërisë ‘Kripa’, megjithatë ne kur kemi pasur rast jua kemi siguruar fondet herë pas here dhe i kemi ndihmuar.

Gazetarja- Kam folur me përmbaruesin dhe nuk kanë çfarë t’i sekuestojnë shoqërisë ‘Kripa’. Ka vetëm disa matriale të vjetra për skrap dhe përmbaruesi nuk ka çfarë t’i marrë.

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë- Panvarsisht kësaj unë them që ne i kemi dhënë fonde dhe do t’ia mbyllim edhe këtë diferencën 2 milion lekë të reja.

Gazetarja- Ju do ia jepni këto 2 milion lekë?

Specialisti i Ministrisë se Ekonomisë- Po.

Gazetarja- Brenda këtij viti, vitin tjetër , kur ?

Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë-Bëhet fjalë për një muaj dy muaj./Oranews

Të tjera

Lajmet e fundit