Kthehu lart

Të arrestuarit për 1.3 ton drogë në Kavajë dalin para gjykatës

Të arrestuarit për 1.3 ton drogë në Kavajë dalin para gjykatës GazetaExpress

Kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë pesë të arrestuarit para pak ditësh, ku u sekuestriuan 1.3 ton drogë në Kavajë.

Gjykata, pasi u njoh me materialet hetimore nga prokuroria, vendosi ditën e stome arrest me burg për Jani Sadikajn.

“Ngatërrova rrugën në Synej pastaj pyetëm policinë. Unë nuk kam lidhje me drogën, isha në drekë me miqtë e mi”, ka deklaruar Sadikaj.

Po ashtu, pritet që trupi gjykues të shprehet edhe për katër të arrestuarit e tjerë, Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Ata u arrestuan nga policia, pas një aksioni, ku u bë e mundur arrestimi i tyre në tentativë për të trafikuar drejt Italisë. /G.D - Gazeta Express/

    Data: 17 Korrik 2017 11:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera