Takimi në Presidencë me Ramën, Ilir Meta tregon detajet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me takimin që ka patur me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme në ambientet e Presidencës.

GazetaExpress

I ftuar në emisionin “Real Story” Ilir Meta, pavarësisht fjalëve të pakta për këtë takim, është shprehur kështu:

Balla: Mendoni që janë mjaft tre javë për të arritur një marrëveshje

Meta: Unë dua t’ju siguroj që puna e bërë deri më tani, një punë që ka nisur më parë se Ministri të bënte formalisht kërkesën... ne kemi nisur një proces konsultimesh edhe më parë me ekspertë nga më të mirë të së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese, të marinës, dhe dëshira jonë ka qenë dhe të mbetet që kjo çështje të mbyllet sa më parë.. a ka mundësi të ishte mbyllur që dje, jo sot, por dje?! Por është e rëndëisshme që kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithsmonë, sepse një herë nuk u treguam në nivelin e duhur me palën tjetër, sepse për shkaqet tona...

Balla: Cilat janë ato elemente

Meta: Në disa elementë i ka mbledhur qartë dhe vendimi i Gjykatës, por janë dhe shkaqe të një moskoordinimi të institucioneve. Nëse qeveria e asaj kohe do të kishte bashkëpunuar me Presidentin, me opozitën, shumë elemente të tjera do të ishin shmangur. Neve nuk na lejohet tashmë pas 10 vjetësh që të krijojmë këto probleme.

Balla: Berisha dhe PD thonë që është një tradhëtar dhe spiun..,. a i ka verifikuar Presidenca

Meta: Është një proces që ende nska përfunduar, kishin ardhur ca zarfa tani dhe ende si kam hapur. Qëndrimi im si President, është që ne do të bazohemi tek të dhënat e institucioneve, kjo është kryesore, por është e rëndësishme që i gjithë procesi të menaxhohet me sa më shumë vetëpërmbatje e qetësi nga të gjithë aktorët.

Balla: Ju shërbeu takimi me Ramën

Meta: Ishte një takim tepër bashkëpunues për këtë çështje

Balla: Vijoni të jeni tepër hermetik

Meta: Takimi ishte bashkëpunues./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit