Kthehu lart

Takimi me Bashën, ja çfarë shkruan Agron Duka

Takimi me Bashën, ja çfarë shkruan Agron Duka GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 18:57

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, reagoi pas takimit të mbajtur me kreun e opozitës Lulzim Basha.

 “Të gjithë të bashkuar për platformën e përbashkët politike.

Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin dhe numërimin elektronik, financimin e partive, kufizimin e shpenzimeve të fushatës, barazinë dhe aksesin mediatik, mospërdorimin e rezurseve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë aspektet e tjera.

Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin për reformën zgjedhore, e cila i jep qytetarëve fuqinë për të vendosur qeverisjen e ardhshme.

Opozita është dakordësuar që problem numër një që ka Shqipëria dhe shqiptarët sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

I gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë parlamentit do të jetë për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- shkruan Agron Duka.

    Data: 11 Janar 2017 18:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera