Kthehu lart

Takimi Bushati-Kotzias, reagon Shehu: U mbars mali dhe nuk polli as edhe një mi

Takimi Bushati-Kotzias, reagon Shehu: U mbars mali dhe nuk polli as edhe një mi GazetaExpress

Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm Tritan Shehu ka reaguar ditën e sotme pas mbylljes së takimit treditor mes ministrit të Jashtë të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias.

Sipas Shehut, nuk mund të ketë marrëveshje kur je i pabesueshëm nga partnerët, duke shtuar se aventurat e kreut të qeverisë Edi Rama e kanë larguar Shqipërinë nga roli i saj në Rajon.

Reagimi i Shehut

“DY HERE U MBARS MALI, NE KRETE E NE KORCE DHE NUK POLLI AS EDHE NJE MI”

Sic ishte parashikuar fatkeqesisht asgje konkrete dhe e rendesishme mbas bisedimeve Kotzias-Bushati.

Pa u larguar nga aventurizmi politik edhe ne diplomaci, pa u bere te besueshem per partneret, nuk mund te arrihen mareveshje te rendesishme, jo vetem me Greqine, por me secilin nga ata.

Sado te tentosh te “Gelltisesh ate qe ke nxjerre” ne menyre spekullative, nuk arrin dot lehte e ne kohe te shkurter te kthehesh ne faktor te rendesishem tashme.

Fatkeqesisht politikat, se paku aventureske te Rilindjes, e kane larguar Shqiperine nga ai rol i saj shume i rendesishem per ne e per Rajonin, i humbur mbas vitit 2013.

Le te shpresojme e punojme per kohe me te mira e produktive.

Pas takimit treditor të nisur ditën e premte, palët kanë dalë me një deklaratë për mediat, ku thuhet se janë bërë përparime thelbësore, por ende nuk është arritur diçka konkrete. 

/GazetaExpress/

    Data: 21 Janar 2018 13:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera