Kthehu lart

"Spiun i serbit, laj gojën, hajdut, zyra e gjallicës"...si PLASI sherri në komision

"Spiun i serbit, laj gojën, hajdut, zyra e gjallicës"...si PLASI sherri në komision GazetaExpress

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e shoqëruar edhe nga Shefi i shtabit, Bardhyl Kollçaku dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Bardhyl Nuredini iu përgjigj dje pyetjeve të deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për integritetin e një prej negociatorëve të marrëveshjes së detit me Greqinë, Artur Meçollari.


Përmes debateve mes saj dhe deputetëve të opozitës, Xhaçka pohoi se arsyet e sulmit të opozitës kanë të bëjnë me faktin se “Artur Meçollari u hoq nga detyra, pasi nuk pranoi t’u jepte bazat detare miqve të ish-kryeministrit.

E gjitha ishte një hakmarrje personale, nuk ka të bëjë me agjenturat. Sulm i stisur ndaj Meçollarit. Sulmi ndaj Meçollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç”. Nga ana e tij, deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh se mbi Meçollarin: “Rëndojnë akuza se gjatë ushtrimit të detyrës u ka dhënë informacion palë-ve të treta. Ka mbajtur kontakte me oficerë të lartë të shërbimeve jopartnere në mënyrë të paautorizuar”.

Ministrja e Mbrojtjes vuri në dispozicion të medias listën e personave që nuk kanë pranuar të nxjerrin Bisht Pallë n nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Lista e vitit 2012 përmban 16 emra dhe i pari ndër ta është Artur Meçollari. Akuza më e fortë ka qenë ajo e deputetit Salianji, i cili tha se Meçollari është përgjuar nga prokuroria si bashkëpunëtor i rusëve, deri tek akuza e deputetëve të tjerë për vjedhje. “Në autorizimin që prokuroria ka dhënë për përgjim dhe në dosjen që ndodhet tek Shërbimi i Ushtrisë keni informacion që zotëria në fjalë ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe është në përgjim me atasheun ushtarak rus dhe a është e lejue-shme kjo për një ushtarak të shërbimit shqiptar?”, u shpreh deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Nga ana e saj, ministrja Xhaçka tha: “Gjy-katës nuk i është dhënë asnjëherë asnjë provë për Artur Meçollarin se prova nuk ka, nuk ekzistojnë”. Deputetët e opozitës thanë se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për rastin e Meçollarit. Ata nuk kursyen në akuzat e tyre as familjarë të ministres, babain e nënë n, ndërsa ajo iu përgjigj: “Këto goditjet nën brez ‘alla kohës së xhaxhit’ kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh. Nuk jetohet sot me kohët e vjetra”.

Debatet në Komisionin parlamentar të Sigurisë

Olta Xhaçka: Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul, ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s. E pranova kërkesën e komisionit për të sqaruar disa fjali të hedhura qëllimisht lart e poshtë. Akuzat janë për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Çështja e delimitimit të hapësirave detare është një çështje sa komplekse dhe delikate. Artur Meçollari u hoq nga detyra, pasi nuk pranoi t’u jepte bazat detare miqve të ish-kryeministrit. E gjitha ishte një hakmarrje personale, nuk ka të bëjë me agjenturat. Sulm i stisur ndaj Meçollarit. Sulmi ndaj Meçollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç.

Në përballjet diplomatike me palën greke ka qenë e nevojshme ekspertiza në çështjet detare. Kapiten Meçollari ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa ministra të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Konsulenca e Meçollarit, për analizimin e situatës para dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Meçollari u largua nga FA, pa mësuar për rreth 6 muaj zyrtarisht, cila ishte shkelja që ai kishte bërë. Ishte Meçollari që kërkoi drejtësinë dhe jo sistemi, që nëse kishte prova, duhet ta çonte në prokurori. Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO. Meçollari ka nivelin më të lartë të aksesit në informacion sekret, jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo dokument të NATO-s. Zanafilla e kësaj historie është se Meçollari nuk pranoi të hante çorbën e prishur për pronat. Çdo akuzë ndaj tij është cenim i mazhit të vendit dhe FA. Meçollari ka bërë patriotin në çdo rrethanë.

Flamur Noka: A ka prova që ju kërkuar të ishte ushtar politik Meçollari. Ose na jepni dokumente, ose tërhiqni gënjeshtrën. Duam të dimë të vërtetën se në grupin negociator është futur një spiun, se ju bëtë avokatin e djallit? Mos fol si në rrugë. Mos na fol për marrëveshjen e kufirit. Jep prova, nëse ke, që i kërkuam Meçollarit të behej ushtar politik në vitin 2012.

Olta Xhaçka: Zoti Noka, pse nuk më lejoni që të flas?! Unë kam ardhur për t’ju shpjeguar. Më përmendët transparencën e marrëveshjes, por ne kemi një standard të ri, nuk e kemi fshehur që po zhvillohen negociatat. Ndërsa asokohe u publikua marrëveshja vetëm pak ditë para marrëveshjes nga media. Kishte urdhër për të mos e bërë publike atëherë, standardi i 2018 është krejt tjetër nga ai i 2009. Dokumenti për shndërrimin e Meçollarit në ushtar politik, ai është i klasifikuar, por ju nuk keni një regjistër. Ka media dhe nuk publikohen dokumentet e klasifikuara. Publiku është informuar aq sa ka qenë e nevojshme. Kërkesat tuaja.

Felaj: Nëse do të jetë e nevojshme për të parë një dokument sekret do të zbatojmë procedurat që parashikon ligji.

Xhaçka: Bravo! Ky dokument është i paklasifikuar. Më dëgjo se e bëmë si muhabet pazari, jemi në Komisionin e Sigurisë këtu. Ky dokument është me 16 firma, që refuzon urdhrin politik. Me dokumentin mund të njiheni pas kërkesës. Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO për shkak të detyrës, ndërsa ka shkëmbyer informacion bazuar në ligj. Ka të drejtë që të shkëmbejë informacion në funksion të detyrës që ka. Zoti Noka, nuk ka asnjë indicie apo material të vërtetuar që Meçollari ka shkëmbyer informacion me vende me qëndrim jomiqësor ndaj NATO-s. Meçollari ka marrë certifikatë sigurie në muajin mars 2011. Akuzat absurde ndaj Meçollarit, pas marrjes së certifikatës së sigurisë, për të treguar sa të stisura janë informacionet. Artur Meçollarin e nxirrnin me dy fëmijë binjakë, kur ai nuk ka dy fëmijë binjakë. E gjitha kjo cenon sigurinë kombëtare, kjo është një përpjekje për të deligjitimuar një proces.

Salianji: Pse nuk i ke dërguar në prokurori të gjitha shkeljet dhe pse është vendosur në përgjim Meçollari, kur sipas jush nuk kishte asnjë problem dhe së fundmi a pasur kontakte me atasheun ushtarak rus?

Ministrja Xhaçka: Vendimin e Shkallës së Parë e ka apeluar ministria kur ishte Kodheli dhe nuk është apeluar në kohën e Imamit. Prova për Meçollarin nuk ka, relacioni është qesharak. Inteligjenca nuk do të thotë letra anonime që vijnë, por cikël i mirëfilltë dhe pas

analizës…. Por nëse ju mendoni se letrat anonime përbëjnë indo për të cilësuar agjentë dhe spiunë, atëherë të gjithë këtu jeni agjentë dhe spiunë. Jeni të ftuar të vini tek AISM të shikoni materialet në ngarkim të tij dhe do të kuptoni që asgjë nuk qëndron. Gjatë punës sonë kemi kontakte me ushtarakë nga vende jomiqësore të NATO-s. Nuk është e çudi që në aktivitete të NATO-s të na shikoni me atashe të vendeve jo miqësore ndaj NATO-s, por nuk do të thotë se shkëmbejmë informacione të paklasifikuara. E them me bindje nuk ka asnjë provë kundër tij. I tillë rezultoi edhe përgjimi në adresë të tij, hajde të njiheni me tabulatet dhe do të qeshni të gjithë.

Myslym Murrizi: Zonja ministre, po ngatërroni komisionin me zyrën e Gjallicës. Kush ishte përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në gjyqin me Meçollarin, kush ka qenë? Çfarë datëlindje është ky Meçollari? Këtë pjesën e spiunëve e kam qejf, po të gërmoj shumë, mund të dal në shtëpinë tënde. Kam pasur kontakte me drejtorin e AISM dhe pyetja e

parë ka qenë për Meçollarin, atje më thanë që zotëria ka një certifikatë sigurisë që mbaron në 2020. Spekulimi me NATO-n, ajo ka nja 4 milionë ushtarë në Europë, nuk besoj se i survejon….

Olta Xhaçka: Këto goditjet nën brez “alla kohës së xhaxhit” kanë kaluar, nuk më impresionojnë më. Me babanë tim laj gojën mirë kur të flasësh. Nuk jetohet sot me kohët e vjetra. Dëgjo këtu, nuk kemi ardhur t’i shtojmë intelektit tuaj informacion mbi biografinë e

Meçollarit. Kjo ka qenë kërkesa juaj, jo fjalët e pazarit. Certifikatën në 2011 e ka marrë ai drejtori që ju flisni dhe merrni këto thashethemet. Nuk ka pasur prova në ngarkim të Meçollarit

Felaj: Unë kam dosjet këtu, asnjë nga anëtarët e këtij komisioni nga shumica apo pakica nuk kanë probleme.

Noka: Si ja dhanë mamit tënd licencën e noterisë?

Xhaçka: Nuk më komplekson, vazhdo gjithë ditën. Do të vijoj që të them të vërtetën me ‘daci baut’ tuaja politike. Doni të dëgjoni, apo do të bëni thashetheme pazari. Meçollari nuk ka dosje, por thashetheme. Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë. Pjesëmarrja në takimin e Korçës është bërë me lejen e ministrisë. Meçollari ka hyrë në përgjim vetëm një herë, për të vërtetuar letrat anonime dhe po ua them, që nga ai përgjim nuk u përgjua vetëm Meçollari, por edhe përfaqësues të ambasadave dhe vendeve të NATO-s. Ka qenë një turp i jashtëzakonshëm dhe nëse po u dilni për zot atyre që ka bërë ai shërbim i turpshëm, kjo nuk është në nderin tuaj.

Grupi negociator nuk ka vetëm Meçollarin, por ka 4 ushtarakë. Por është eksperti më i spikatur që kemi për të drejtën e detit. Ka 3 ushtarakë njohës të së drejtës detare. Meçollari më i spikaturi prej tyre, por ka këshilluar edhe ministrat e Mbrojtjes së kohës së Berishës, jo vetëm të Ramës. Nuk ka asnjë arsye për t’u trembur. Meçollari ka treguar që ka qenë një patriot shumë i mirë.

Noka: Ka takuar dhe atasheun kinez. Vend jo anëtar i NATO-s. Ka qenë në përgjim kur me makinën e tij i shoqëronte në Vlorë e drekonte me ta.

Xhaçka: Meçollari nuk ka kryer asnjëherë takim të paautorizuar me përfaqësues të vendeve jomiqësore ndaj NATO. Të gjitha dyshimet për Meçollarin kanë qenë të pabazuara. Nuk jam në dijeni që Meçollari të ketë bërë deklarata politike. Në takimin e Korçës është folur për metodologjinë e marrëveshjes së re

Noka: Meçollari ka vjedhur qe 18 vjeç. Nuk mund të bëjë karrierë të pastër./Gsh.al

    Data: 07 Mars 2018 10:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera