Kthehu lart

Sonte publikohen përgjimet për stomatologen mashtruese, avokati bën paralajmërimin e fortë

Sonte publikohen përgjimet për stomatologen mashtruese, avokati bën paralajmërimin e fortë GazetaExpress

Avokati i të arrestuarës për mashtrim Olesia Duka, ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme.

Përmes një reagim, Arben Llangozi shprehet se në mbrëmje, do të dalin në dritë disa detaje të forta, lidhur me klienten e tij, ku i përfshirë është prokurori I Durrësit.

Ai thotë se ka përpjekje për të mbuluar ngjarjen, duke i bërë preson Dukës për të pranuar fajin, në mënyrë që të mos zbardhet ngjarja.

“Mbani frymën: Sonte del përgjimi i parë që prokurori ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunoj me prokurorin për të mos shkuar gjërat me thellë.

Kujt i intereson ky bashkëpunim prokurorit apo Olesias.

Mbrëmjen e sotme  do të ndiqni bisedën live si prokuroria Durrës dhe me saktë prokurori Madrit Kullolli infiltron  avokat dhe persona të tjerë  me të vetmen qëllim largimin nga mbrojtja të avokatëve të STUDIO LIGJORE “JURISPRUDENCA”

Do çuditeni! Prokuror të cilët duan te mbulojnë dhe ndihmojnë krimin pasi oficeri i çështjes Leonard Qorri  është mik dhe shok me Ardian Hoxhën të cilët punon në portin e Durrësit së bashku janë gjobëvënës.”, -thuhet në deklaratë.

Olesai Duka u vu në pranga pak ditë më parë, pasi disa biznesmenë e denoncuan në prokurori për mashtrim.

Ata kanë kallëzuar në prokurori, se Duka u ka marrë sasi të konsiderueshme parash dhe nuk u ka kthyer kurrë.

/GazetaExpress/

    Data: 08 Mars 2018 17:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera