Kthehu lart

Skandal, teza e provimit të Matematikës u zbulua para orarit zyrtar

Skandal, teza e provimit të Matematikës u zbulua para orarit zyrtar GazetaExpress

Teksa sot pritje të mbahej testi i matematikës për maturantët, teza e provimit ka dalë në qëarkullim.

Ishte deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili postoi në faqen e tij në Facebook testin e plotë.

Pak ditë më parë ai akuzoi ministrinë se e njëjta gjë ndodhi edhe me tezën e letërsisë, por nga ana e ministres Nikolla këto pretendime u cilësuan të pavërteta.

“Ja dhe testi i matematikës sot!

Të presim çfarë do na thotë Ministrja.

Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe”, shkruan Boçi.

    Data: 13 Qershor 2018 11:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera