Kthehu lart

Skandal në PD, deputeti përdor fëmijët e varfër për qëllime politike

Skandal në PD, deputeti përdor fëmijët e varfër për qëllime politike GazetaExpress

Teksa gjithë kampi i djathtë opozitar është në një zë kundër qeverisë për skemën e re të ndihmës sociale, që sipas tyre është një abuzim në kurriz të familjeve në nevojë madje duke denoncuar shpesh herë me foto rastet konkrete, duket se një prej deputetëve opozitarë ka tjetër hall.

Një video e shpërndarë në profilin zyrtar të deputetit të PD-së, Klevis Balliu disa fëmije minorenë brohorasin “Basha, Basha...”, ku në fakt nga ajo çka thotë deputeti ata jetojnë në varfëri ekstreme. Mënyra se si janë përdorur këta fëmijë në një videon me qëllim politik, është e gabuar nga ana e deputetit të djathtë, pasi për vetë faktin se në moshën e tyre ata mund të shprehnin kërkesa të ndryshme si psh për libra apo për kushtet në shkolla, dhe jo të brohorasin emrin e një kryetari partie. 

Videoja është shpërndarë në faqe të ndryshme në rrjetet sociale duke e kritikuar deputetin për përdorimin që u bën fëmijëve...me të drejtë nuk jemi as në kohë fushate. Ndërsa vetë deputeti duket i qeshur teksa ‘bindet’ se shpresa për të shpëtuar nga varfëria është vetëm ardhja e Lulzim Bashës në pushtet. "Edhe pse në varfëri ekstreme e ardhmja e vendit e ka një shpresë", shkruan ai. 

/Gazeta Express

    Data: 06 Mars 2018 19:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera