Kthehu lart

Situatë apokaliptike në Vlorë, deti përmbyt Lungomaren (FOTO)

Situatë apokaliptike në Vlorë, deti përmbyt Lungomaren (FOTO) GazetaExpress

Era e fortë ka bërë që deti në Vlorë të arrijë deri në 8 ballë, duke sjellë që fillimi i shëtitores së Lungomares të përmbytet.

Deri tani nuk pasur problem me trafikun, por bizneset që janë në fillim të shëtitores kanë rrezikuar përmbytjen.

Përmbytje ka pasur edhe në disa zona të tjera të Shqipërisë, si në Durrës, ku shiu i rënë ka përmbytur disa rrugë në këtë qytet.

Po ashtu, edhe autostrada Tiranë-Durrës raportohet se në disa segmente është përmbytur.

/GazetaExpress/

    Data: 06 Mars 2018 19:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera