Si “festohej” 8 Marsi në komunizëm, gra dhe vajza të burgosura dhe të dënuara me vdekje

Sot në mbarë botën festohet dhe protestohet njëkohësisht për shkak të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi.

GazetaExpress

Por si ka qenë një 8 Mars në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit.

Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi sjell foto të grave dhe vajzave të dënuara me burg ose me varje për shkak të idealeve politike.

“8 marsi i grave në komunizëm

Regjimi komunist në dënimin e kundërshtarëve të tij politikë nuk bëri dallim midis moshave apo gjinive. Shumë vajza e gra u burgosën apo u dënuan me vdekje. Në vitet 1944-1950 gratë e vuajtën dënimin në burgjet vendore të rretheve, në të cilat kishte një seksion të veçantë për ta.

Në vitet 1950-1966 ato vuajtën dënimin në një aneks të kamp-burgut të artizanalit në Tiranë, ku kryenin punë rrobaqepësie dhe pjesërisht në raste sezonesh edhe punë bujqësie. Më pas, në vitet 1966-1976 ata vuajtën dënimin në kampet nr.318 në Kuçovë dhe në vitet 1976-1990 në Kosovë të Elbasanit, me punë të detyruar në bujqësi dhe punime artizanale.

Të dënuarat e fundit të komunizmit, në vitet 1990-1991 e vuajtën dënimin në repartin nr.325 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Në respekt të këtyre vuajtjeve, bashkëlidhur disa foto grash të burgosura, të fotografuara në burgjet e komunizmit”, shkruan Dervishi./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit