Kthehu lart

"Si e shpëtova 15 vjeçaren nga mbytja në liqenin e Kasharit", rrëfimi i dëshmitarit

"Si e shpëtova 15 vjeçaren nga mbytja në liqenin e Kasharit", rrëfimi i dëshmitarit GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 21:11

Një vajzë 15 vjeçare u shpëtua nga një banor teksa po rrezikonte seriozisht jetën në liqenin e Kasharit në rrethinat e Tiranës, por vëllai i saj nuk ishte me fat. 12 vjeçari humbi jetën pasi u mbyt duke luajtur mbi liqenin e ngrirë nga akulli.

Një dëshmitar që u bë shkak të shpëtonte 15 vjeçaren nga mbytja, tha se kishte hedhur një litar duke shpëtuar vajzën, por për fat të keq nuk kishte mundur të shpëtonte vëllain e saj.

“Isha këtu me gjithë vëllain tim. Ata kalamajtë po luanin këtu tek akulli. Edhe ra çuni. U fut goca për të nxjerrë vëllain. Aty tentova unë për ta nxjerrë. U futa pak në akull dhe i hodha litarin edhe e nxora”, tha dëshmitari për Top Channel.

    Data: 11 Janar 2017 21:11
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera