Shtypi për vdekje 4-vjeçarin në Durrës, vetëdorëzohet shoferi

Shoferi i makinës tip ‘Opel’ që shtypi për vdekje një fëmijë 4-vjeç pasditen e sotme në Durrës, është dorëzuar në polici.

GazetaExpress

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Pavarësia’, teksa fëmija po kalonte rrugën në anën tjetër është goditur nga makinë që drejtohej nga K.D.

Pas aksidentit, ai u largua nga vendin i ngjarjes, ndërsa fëmija edhe pse u çua me urgjencë në spital, nuk ka mundur dot që t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Duke u ndodhur në këto kushte, pak minutat më pas, autori i ngjarjes është dorëzuar në polici.

/GazetaExpress/ 

Të tjera

Lajmet e fundit