Kthehu lart

Shkodër, shkoi për të mbushur ujë në lumin Buna dhe.....

Shkodër, shkoi për të mbushur ujë në lumin Buna dhe..... GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 17:42

Një tjetër person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e motit të rënduar ditët e fundit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për 70 vjeçarin Filip Shllaku nga Shkodra i cili ka humbur kontaktet me familjarët që prej mbrëmjes së djeshme.

Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar në polici zhdukjen e të afërmit të tyre, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Buna.

Dyshimi i familjarëve nis nga gjetja e kapuçit të tij në breg të lumit pranë fshatit Darragjat.

Të afërmit e tij shprehen se, 70 vjeçari, kishte shkuar për të mbushur ujë por nuk është kthyer më.

Njoftimi:

Shkodër

Informacion-Paraprak

Më datë 11.01.2017 rreth orës 17.20 njoftohemi nga familjarët se në njësinë administrative Dajç, Shkodër, konkretisht në fshatin Darragjat, më datë 10.01.2017 është larguar nga banesa shtetasi F.Sh, 70 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve ky shtetas ka shkuar në breg te lumit Buna për të mbushur ujë dhe nuk është kthyer më.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se mund të ketë rrëshkitur në lumë.

Punohet për gjetjen e tij.

    Data: 11 Janar 2017 17:42
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera