Kthehu lart

Sherr në Napoli, shqiptarët qëllojnë njëri- tjetrin me armë e shkopinj bejsbolli

Sherr në Napoli, shqiptarët qëllojnë njëri- tjetrin me armë e shkopinj bejsbolli GazetaExpress

Një sherr mes 4 shqiptarëve ka terrorizuar qytetarët mbrëmjen e djeshme në sheshin San Pietro të qytezës Acerra, shumë pranë Napolit. Ngjarja ka përfshirë 4 shqiptarë, të cilët janë përplasur mes tyre me armë zjarri e shkopa bejsbolli.

3 shqiptarë, miq mes tyre janë përfshirë në një sherr me një shqiptar të katërt. Ai është goditur me shkopa bejsbolli e në pamundësi për t’u mbrojtur, ka nxjerrë një armë të tipit Beretta dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëkombasve. 2 shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.

Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka arrestuar 3 agresorët. Konkretisht ata janë Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku 21 vjeç dhe Aurel Xhili 22 vjeç. Mësohet nga mediat lokale se shqiptarët në fjalë nuk kishin leje qëndrimi në Itali, ndërsa policia ka shpallur në kërkim personin e katërt që qëlloi me armë./Gazeta Express

    Data: 20 Nentor 2017 22:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera