Kthehu lart

Shënohet një tjetër viktimë në Durrës nga moti i ftohtë!

Shënohet një tjetër viktimë në Durrës nga moti i ftohtë! GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 17:53

​Një tjetër viktimë është shënuar ditën e sotme si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë.

Një 67-vjeçare në qytetin e Durrësit është gjendur e pajetë ditën e sotme nga i biri i cili ka njoftuar policinë e qytetit bregdetar.

Sipas asaj që raporton Balkanweb, i biri ka shkuar në apartamentin e së ëmës, ku ajo jetonte e vetme pranë Pallatit të Sportit.

I shqetësuar, ky i fundit kërkoi ndihmën e zjarrfikësve, pasi nuk mund të hynte në apartamentin e nënës, dera e blinduar e të cilit ishte e mbyllur nga brenda

Zjarrfikësit kanë hyrë sot nga dritarja dhe kanë venë re që gruaja ishte e pajetë. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 67 vjeçarja mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak nga i ftohti. Sipas të dhënave. Dyshohet gjithashtu se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë që para tre ditësh, kohë kur edhe nuk i ishte përgjigjur në telefon djalit të tij.

    Data: 11 Janar 2017 17:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera