Kthehu lart

Ditë e zezë në minierat e Bulqizës! Gruan e shtyp për vdekje fadroma

Ditë e zezë në minierat e Bulqizës! Gruan e shtyp për vdekje fadroma GazetaExpress

Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën një gruaje, e cila ka mbetur e vdekur në minierën e Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në zonën D të minierës. Fjala është për 50 vjeçaren e identifikuar si Shpresa Rami. 

Gruaja është aksidenduar teksa po blidhte krom në minierë. Mësohet se shkak i vdekjes ka qenë një fadromë e cila ka shtypur gruan 50 vjeçare.

Mbetet ende e paqartë mënyra sesi ka ndodhur aksidenti që i ka marrë jetën gruas. Policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”./Gazeta Express

    Data: 16 Maj 2018 15:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera