Kthehu lart

“Se di si shkuan shenjat e gishtave atje!” Dëshmitë e grabitësve të Prokurorisë

“Se di si shkuan shenjat e gishtave atje!” Dëshmitë e grabitësve të Prokurorisë GazetaExpress

Keta qe shihni ne fotot me poshte jane te arrestuarit per bastisjen dhe grabitjen qe iu be Prokurorise se Rrethit te Durresit javen qe lame pas.

Ata kane dale sot ne gjykaten e qytetit bregdetar ku ka nisur procesi i mases se sigurise per Artur Isa (personi me blu) dhe Besnik Bushi (me bluze gri).

Isa dhe Bushi kane thene njezeri se “Nuk njihemi me njeri-tjetrin, nuk e kemi bere ne vjedhjen”.

Ja deshmia e tyre ne gjyq:

Artur Isa: Nuk kam qene kurre ne ambientet e brendshme te prokurorise. Mbremjen qe ka ndodhur ngjarja isha ne shtepi me nenen dhe familjen time, diten e neserme shkova ne pune. Jo vetem per rastin ne fjale, por ne asnje rast te vetem nuk kam shkelur benda ne prokurori. Nuk di te shpjegoj se si ka perfunduar prova shkencore ne zyren e prokurorit Afrim Shehu. Nuk di te them se si kane perfunduar shenjat e gishtave te mi nen tavolinen e prokurorit dhe mbi kapakun plastik te serverit.

Besnik Bushi: Naten e ngjarjes kam qene duke shkuar me nipin dhe nje shokun e tij ne det. Kam ardhur vetem dy here ne ambientet e brendshme te Prokurorise, shtate vite me pare kur punoja si elektricist dhe beme ca punime brenda prokurorise dhe dy vite me pare kur u paraqita prane oficerit te policise gjygjesore per nje vjedhje per te cilen akuzohesha.

Burime nga prokuroria, thane per “Panorama” se Isa dhe Bushi jane autoret e vjedhjes dhe kjo sipas tyre eshte provuar me prova shkencore..Panorama

    Data: 27 Maj 2018 11:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera