Kthehu lart

Sa gjuhë të huaja mësonte në fillore Ilir Meta? Rrëfehet ish- mësuesja e Presidentit

Sa gjuhë të huaja mësonte në fillore Ilir Meta? Rrëfehet ish- mësuesja e Presidentit GazetaExpress

Në ditën e mësuesit, 7 marsi, Presidenti Ilir Meta bëri një vizitë në shkollën “Fan Noli”.

Meta pati një takim të përzemërt me mësuesin e tij kujdestare Kadrie Dibra.

Ajo ka rrëfyer sot se sa gjuhë të huaja mësonte Ilir Meta kur ishte fëmijë.

“Një ditë nëna e tij më tha se Iliri më ka thënë që po mësoni dy gjuhë të huaja në shkollë.

Njëra është anglisht i thashë. Po tjetra cila është?, e pyeta nënën e Ilirit.

Dhe ajo më tha se Iliri i kishte thënë që zysha kujdestare po përpiqet më të na mësojë shkodranishten, meqenëse unë flisja me dialekt shkodran”, tregoi ish- mësuesja e Presidentit Meta.

    Data: 07 Mars 2018 15:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera