Rrëshqitjet nga shirat, 8 familjeve në Gjirokastër u qëndron ‘vdekja mbi kokë’

Reshjet e shumta të rëna gjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar shumë problem në vendin tonë.

GazetaExpress

Siç raportohet, teta familje në fshatin Tërbuq të Gjirokastrës janë në rrezik për jetën, pasi një shkëmb sipër shtëpive të tyre, rrezikon të shembet.

Kanë qenë rrëshqitjet e dherave çka kanë bërë që shkëmbi te jetë shumë i ekspozuar, ku nga dita në ditë mund të bjerë poshtë, duke vënë në rrezik familjet që ndodhen afër.

Shkëmbi që rrezikon të shembet ndodhet vetëm 100 m larg banesës më të afërt, ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë masë për të evakuuar familjet. 

/GazetaExpress/

Të tjera

Lajmet e fundit