Kthehu lart

Rrëshqitje masive dherash, bllokohet rruga në Peshkopi

Rrëshqitje masive dherash, bllokohet rruga në Peshkopi GazetaExpress

Reshjet në Peshkopi dhe shkrirja e më shumë se 70 centimetra borë ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malore.

Toka e tejngopur me ujë ka shkaktuar rrëshqitje masive. Për pasojë është dëmtuar rruga Peshkopi-Kukës në 3 segmente. 

Segmenti i parë është në afërsi të përroit të Veleshicës, ku është dëmtuar rreth 100 metra gjatësi. E gjithë gjatësia ka rrëshqitur duke u ulur më shumë se 1 metër. Një segment tjetër në fshatin Vleshë rreth 10 metra. Dhe një tjetër shembje rreth 50 metra tek gështenjat e Kastriotit.

Një grup i Ministrisë së Mbrojtjes ka inspektuar situatën në terren dhe do t’i kërkojë Autoritetit Rrugor Shqiptar të ndërhyrje pasi dëmi është i madh, raporton abc.

Në Njësinë Administrative Zerqan në Bulqizë është shembur një rrugë, e cila ka dëmtuar një banesë në pronësi të Behgjet Murrja, e cila është evakuuar nga Shtabi i Emergjencave.

    Data: 08 Mars 2018 10:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera