Kthehu lart

Rikthehen maskat, grabitet makina dhe para në Shkodër

Rikthehen maskat, grabitet makina dhe para në Shkodër GazetaExpress

Në mesnatë një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç në qytetetin e Shkodrës.

Raportohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë e cila është në pronësi të shtetasit Mark Alia.

Gjatë momentit të grabitjes në shtëpi ndodheshin vetëm dy persona të moshuar.

 Policia ka marrë një telefonatë për një grabitje të një banese, e cila është nisur menjëherë për të verifikuar ngjarjen.

Sipas të dhënave të policisë banesa e grabitur kishte kamera sigurie dhe sisteme alarmi, raportohet se grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe një armë gjahu ‘çifte’, gjithashtu kanë marrë edhe automjetin i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Grabitësit ishin tre persona të maskuar dy nga të cilët janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qendruar jashtë.

    Data: 21 Shkurt 2018 07:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera