Kthehu lart

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në juglindje të Shqipërisë

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në juglindje të Shqipërisë GazetaExpress

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë edhe probleme në zonën juglindore të Shqipërisë.

Kështu aksi Prrenjas – Qafë – Thanë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Probleme ka pasur edhe në aksin Qafë – Plloçë – Pogradec.

Mësohet se edhe në zonën e Korçës janë të kalueshme me zinxhir rrugët që lidhin qytetin me zonat e Voskopojës, Dardhës dhe Vithkuqin.

Bëhet me dije se borëpastrueset po punojnë për të mbajtur të hapur akset nacionale.

Gazeta Express

    Data: 13 Shkurt 2018 18:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera