Reforma në drejtësi bën një hap përpara, “KED” thërret mbledhjen e saj të parë

Reforma në Drejtësi ka bërë sërish një hap përpara drejt realizimit të tij të plotë, teksa këtë të muaj është vendosur që Këshilli I Emërimeve në Drejtësi të kryejë mbledhjen e tij të parë.

GazetaExpress

 “Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr.982/1 prot. datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë cilësi, në zbatim të nenit 226 të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED.

Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrase mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00,në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila sipas ligjit është dhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”- thuhet në njoftim.

KED ka funksione mjaft të rëndësishme për të gjithë gjyqësorin shqiptar, pasi është ai që zgjedh e shqyrtojë kandidatët për institucione të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese apo Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë./Gazeta Express

Të tjera

Lajmet e fundit