Kthehu lart

Qyteti që ruan traditën e shahut...!

Qyteti që ruan traditën e shahut...! GazetaExpress

​Fieri është ndër të paktët qytete në Shqipëri që ruan me fanatizëm një prej traditave të vjetra të shqiptarëve lojën e shahut.

Vetë kryetari i bashkisë Armando Subashi ka shpërndarë disa foto të të rinjve të qytetit, të cilët nuk kanë aspak turp që të ushtrojnë lojën e shahut, ndërsa shumë të rinj të tjerë kohën e lirë mund ta kalojnë në rrjetet sociale apo në kafene.

Madje kushdo që ka pasion lojën e shahut, është i ftuar të marrë pjesë në kampionatin që po zhvillohet në Fier.

“Atëherë kur shahu shihet jo vetëm si një lojë, por edhe si një sfidë. Suksese të gjithë të rinjve garues në kampionatin e shahut. A e dini që nisi sot??? Në 1 Mars kemi fituesit”, shkruan Subashi.  /Gazeta Express

    Data: 20 Shkurt 2018 23:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera