Kthehu lart

Përkujtohet 21 Janari, ministrja Gjonaj i bën premtim familjarëve të 4 viktimave

Përkujtohet 21 Janari, ministrja Gjonaj i bën premtim familjarëve të 4 viktimave GazetaExpress

Nuk ka mundur t’i fshehë emocionet në ceremoninë e parë përkujtimore që ajo mori pjesë në nderim të kujtimit të 4 protestuesve të vrarë më 21 janarin e 7 viteve më parë, në tubimin e opozitës së asaj kohe kundër kryeministrit Sali Berisha në 2011.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për herë të parë në homazhet për viktimat e 21 janarit, tha se ajo datë është dita e mos-harresës së një padrejtësie të madhe.

“Ata u vranë kur protesta mbaroi”, tha ministrja, duke ju drejtuar familjarëve të të vrarëve të pranishëm në një ceremoni të posaçme në kryeministri.

“Ju s’keni gjetur akoma paqe për shpirtrat tuaj”, tha ajo duke i dhënë shpresë se drejtësia do të vihet në vend. E këtë shpresë, ajo e sheh tek reformimi i sistemit gjyqësor në vend.

Sot ka më tepër shpresë për drejtësisë sesa kishte në krimin shtetëror të 21 janarit. Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, ndërtimi nga themelet i drejtësisë s’është me një ëndërr me sy hapur, por një proces i pandalshëm. Do të vazhdoj të kërkoj me vendosmëri përfundimin e procesit për vrasjen e Aleks Nikës dhe do të kërkojmë rihapjen e procesit gjyqësor të Strasburgut për tre viktima. Pranoni të dashur miq shprehjen e respektit tim më të thellë për fisnikërinë që përballoni dhimbjen”, premtoi ministrja në një fjalim të cilin e cilësoi si të paharrueshëm dhe që do t’i mbetet gjatë në kujtesë.

4 protestues u vranë në protestën e opozitës në 21 janarin e vitit 2011, mbajtur para kryeministrisë, dhe ende nuk ka asnjë të dënuar për vrasjen e turbuesve të paarmatosur  /Gazeta Express

    Data: 21 Janar 2018 11:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera