Kthehu lart

Pse Aleksandër Frangaj largoi Armand Shkullakun nga ”ABC News”

Pse Aleksandër Frangaj largoi Armand Shkullakun nga ”ABC News” GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 17:42

U duk jo i vërtetë fillimisht lajmi për largimin e Armand Shkullakut nga televizioni informativ ”ABC News”. 

Shkullaku është nga të paktët analistë me prerje tipike gazetareske në Shqipëri. Në drejtim të një prej televizioneve të suksesshme informative dhe me shkrime në portalin ”Lapsi”, Shkullaku ka qenë herë pas herë kritik me zhvillimet në vend. Ndryshe nga të gjithë, për Shkullakun, në çdo analizë apo shkrim ka patur  rëndësi vetëm një gjë: fakti.

Prandaj, në situatën kur Shkullaku ishte duke bërë sukses në punët e tij si profesionist, u duk krejt e pabesueshme lëvizja e beftë e pronarit Aleksandër Frangaj.

Sot në një intervistë për gazetën ”Mapo”, Shkullaku me fjalët e tij shpjegonte se kishte ardhur një moment që Frangaj kërkonte një qasje të re menaxheriale dhe editoriale, duke lënë të kuptohej qartësisht se pse kishte ndodhur largimi.

Por pse është larguar në të vërtetë Shkullaku?!

Kur kolegu i tij i ”Lapsi”-t, Andi Bushati akuzonte Erjon Veliajn në ditët e fundit të 2016 se ka blerë Aleksandër Frangajn dhe Vjollca Hoxhën me planin urbanistik të “Boerit”, pritëm faktet, shkruan portali Shuplaka.

Po Bushati nuk foli më. Faktet dolën sot.  Frangaj ka hequr Shkullakun nga ABC me “takt”. I ka ofruar një pozicion në Klan Tv me pretekstin që ”ABC News” del me humbje.

Pas më shumë se 5 vjetësh, u  bë më në fund bilanci negativ i ”ABC News”. Dhe kështu i vetmi TV që ende ishte oponent me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës doli me staf të tepërt.

Frangaj shkurtoi një pjesë të madhe të stafit, korrespondentët jashtë vendit, gazetarët në rrethe dhe drejtorin. Në fakt ”Lapsi” i Shkullakut e ka kritikuar gjithmonë Erion Veliajn. Shkullaku e bënte këtë edhe te ”ABC News”. Por kohët e fundit u vu re që sulmet te ”Lapsi” po shtoheshin madje u bënë fushatë, ndërsa sulmet te ”ABC  News” pakësoheshin derisa Veliaj u shfaq vetë te te ky televizion. ABC News” tani i takon Rilindjes./Shuplaka/

    Data: 11 Janar 2017 17:42
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera