Kthehu lart

Propozimi për President Shqipëri- Kosovë, Meta: Unë jam praktik, këto "ekuacionet"...

Propozimi për President Shqipëri- Kosovë, Meta: Unë jam praktik, këto "ekuacionet"... GazetaExpress

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratën e bujshme të Kryeministrit në 10 vjertorin e Pavarësisë së Kosovës, për nevojën e një Presidenti të përbashkët.

I ftuar në emisionin Real Story, Meta ka dhënë një përgjigje “praktike”, duke deklaruar se ai vlerëson zgjidhjet e thjeshta dhe jo ekuacionet e ndërlikuara, në një kohë kur ka shumë çështje më të rëndësishme për të zgjidhur në relatat mes Shqipërisë e Kosovës.

Balla: Në fakt Hahn reagoi dhe për një deklaratë të Ramës në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë... ishte një deklaratë, krijimin e një posti që i mbivendosej edhe presidentëve të vendeve... si e pritët?!

Meta: Unë jam praktik, mendoj se kemi shumë gjëra më të thjeshta që të mund t’i zgjidhim, pastaj për këto çështje vetë kryeministri ka bërë një shpjegim dhe unë nuk kam nevojë të komentoj. Besoj se kemi shumë për të përmirësuar, të bëjmë gjëra më të lehta dhe jo këto ekuacionet e vështira!/Gazeta Express

    Data: 08 Mars 2018 21:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera