Kthehu lart

“Prokurori që po hetonte Vangjush Dakon kërkoi ndihmën e 3 ambasadorëve të fuqishëm në Tiranë”

“Prokurori që po hetonte Vangjush Dakon kërkoi ndihmën e 3 ambasadorëve të fuqishëm në Tiranë” GazetaExpress

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ka deklaruar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, se prokurori Anton Martini, i cili po hetonte kryebashkiakun Vangjush Dako do të jetë nesër në Prokurori ku do të merret në pyetje për të gjitha deklaratat e bëra.

Llabani tha se është informuar se disa muaj më parë, prokurori Martinaj i ka kërkuar tre ambasadave më të rëndësishme në vend ndërhyrjen e tyre, pasi ka çështje të rëndësishme në hetim dhe s’duhet të largohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

“Unë kam konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka çështje penale ndaj Dakos. Anton Martinaj do thirret nesër dhe do pyetet për gjithçka që ka thënë, pretenduar. Martinaj kam marrë vesh që është thirrur në zyrën e prokurorit dhe është njoftur që nga i komanduar do shkojë në Prokurorinë e Shkodrës.

Ai mësohet se ka thënë që kam çështje në hetim që s’dua t’i lë dhe atij nuk i është lënë vend për komunikim të mëtejshëm por urdhri i prokurorisë duhet zbatuar./Opinion


    Data: 20 Nentor 2017 22:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera