Kthehu lart

Prezantuesi britanik “arreston” bandën shqiptare, dalin pamjet e “shtëpisë kanabis”

Prezantuesi britanik “arreston” bandën shqiptare, dalin pamjet e “shtëpisë kanabis” GazetaExpress

Prezantuesi i një emisioni televiziv në Britani ka transmetuar mbrëmjen e djeshme një sërë pamjesh të njërit prej operacioneve të policisë, kryer në shtëpinë kanabis, nën pronësinë e një grupi shqiptarës.

Episodi i emisionit ka shfaqur momentet kur policia ka sulmuar shtëpinë e shqiptarëve që mbillnin kanabis në një laborator të krijuar në kushte “shtëpiake”.

Operacioni në fjalë është zhvilluar në muajin tetor të vitit të kaluar, dhe në pranga ranë 10 shqiptarë.

Policia hetonte prej 8 muajsh dhe në përfundim të operacionit, arriti të zbulojë plot 6 fabrika të tilla kanabisi dhe një sasi të madhe droge.

Të arrestuarit nga ky operacion janë Kreshnik Muja, 20 vjeç, Dritan Muhametaj, 27 vjeç, Gurgen Nikoci, 21 vjeç, Bardhyl Arifaj, 33 vjeç, Ardit Agaaj, 27 vjeç Aranit Kasaheri, 34 vjeç, Elis Gashi, 32 vjeç, Dardan Horhaj, 22 vjeç, Jeton Muja, 26 vjeç dhe Besjan Muja, 31 vjeç.

Madje në emisionin e Jerem Kyle jepen dhe pamjet e ndjekjes që policia bëri ndaj një shqiptari që arriti të arratisej./Gazeta Express

    Data: 07 Mars 2018 11:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera