Kthehu lart

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në diplomacinë shqiptare

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në diplomacinë shqiptare GazetaExpress

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekreton ndryshimet në disa ambasada shqiptare.

Kështu Filloreta Kodra nuk do jetë më ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Vendin e saj do e zërë Ravesa Lleshi.

Po ashtu Meta dekreton lirimin nga detyra të zonjës Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente

Në këtë ambasadë do të shkojë Ferit Hoxha, me një karrierë të gjerë diplomatike dhe pranë ministrisë së Jashtme shqiptare./Gazeta Express

    Data: 13 Shkurt 2018 17:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera