Prençi kundër Ademit: Shkodra s'plotëson kushtet për shpalljen e emergjencës

Situata që po kalon Shkodra nuk plotëson kriteret e shpalljes së gjendjes së emergjences civile.

GazetaExpress

Kështu u shpreh kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi nga mbledhja e shtabit në qytetin verior, duke argumentuar edhe rastet kur merret një vendim i tillë.

Prençi si anëtar i komisionit të menaxhimit të kaskadës së Drinit, garantoj se kjo e fundit është mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe shkarkimet ishin të pashmangshme në këto kuota, për sa kohë që prurjet u rriten ndjeshëm.

Krejt qëndrim të kundërt mbajti kryebashkiakja Voltana Ademi, me të cilin Prençi pati debate të ashpra veçanërisht sa i përket ndihmës konkrete që bashkia i ka dhënë këtyre banoreve, si dhe për mungesën e planit të menaxhimit të përmbytjeve.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe deputetet demokrat të qarkut, ku Romeo Gurakuqi përveçse kërkoj gjendje emergjence për Anën e Malit dhe Dajçin, akuzoj ministrin Gjiknuri për deklarata të papërgjegjshme, si dhe KESH-n, për babëzi menaxhuese të situatës.

Mbledhja zgjati 2 orë e 30 minuta dhe në fund u ra dakort që përmes një shkrese të përbashkët, t'i kërkohet ministrisë së mbrojtjes shpallja e gjendjes së emergjencës për këto zona, në vlerësim të riskut që po kalojnë./oranews

Të tjera

Lajmet e fundit